Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit FAMA

Reshat Nura 

Tel.+377 (0) 44/197-324; 

Posta elektronike: reshat.nura@kolegjifama.eu

Sekretari është zyrtari më i lartë ekzekutiv dhe administrativ i Kolegjit, me të drejta dhe përgjegjësi të veçanta të përcaktuara në kontratën e tij.

Detyrat e sekretarit të përgjithshëm janë të përcaktuara me Statutin e Kolegjit FAMA.

Sekretari i përgjithshëm i Kolegjit FAMA ka këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Është zyrtari më i lartë i administratës;
  • Është udhëheqës i Administratës Qendrore;
  • Është shef i zyrave administrative nëpër të gjitha kampuset e Kolegjit FAMA;
  • Është përgjegjës për udhëheqje efikase, ekonomike dhe efektive të Kolegjit,
  • Është përgjegjës për mbajtjen e evidencës së rregullt për kandidatet që paraqiten për pranim, studentët e regjistruar në të gjitha departamentete Kolegjit; dosjen e të diplomuarve; personelin me kontratë; pronën; ndërmarrjen e masave për pranimin e punës së shërbimeve të administratës së Kolegjit; dhënien e mendimeve dhe përgatitjen e akteve të përgjithshme të Kolegjit dhe departamenteve.


Ai është përgjegjës për mirëmbajtjen e të dhënave të sakta të zyrave administrative.

Sekretari i përgjithshëm, si përfaqësues administrativ i Kolegjit FAMA dhe si personi më i lartë kompetent në lidhje me këtë, ka qasje të pakufizuar në të gjitha të dhënat.

Sekretari i përgjithshëm është anëtar i përhershëm i Senatit dhe i Këshillave Mësimor-Shkencor, pa të drejtë vote.


Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US