Rregullore e studimit në Kolegjin FAMA

Në  bazë të nenit 39 të statutit të Kolegjit FAMA në Prishtinë, Senati i Kolegjit në seancën e mbajtur më, 14.12.2007 nxori:

 

RREGULLAT E STUDIMIT

 

I. Dispozitat e përgjithshme

                                                                   Neni 1

Me këto rregulla hollësisht rregullohet organizimi dhe realizimi i studimeve,

regjistrimi, avancimi i studentëve gjatë studimeve, vlerësimi i punës se studenteve, dhënia e niveleve (shkalleve) dhe diplomave, dhënia e dokumenteve për studimet si dhe çështjet të tjera me rëndësi për realizimin e studimeve akademike themelore (të nivelit të parë), studimeve master (të nivelit të dytë), dhe studimet e doktoraturës (të nivelit të tretë), në Kolegjin FAMA (në tekstin e mëtejshëm  – Kolegji).

 

Neni 2

 

Studimet në Kolegj organizohen dhe realizohen në pajtim me rregullat e studimit të bazuar në sistemin Evropian të bartjes së kredive - ECTS (sipas deklaratës së Bolonjës dhe Konventës së Lisbonës –ECTS ).

 

II. Organizimi dhe realizimi i studimeve

                                                                       

Neni 3

 

Kolegji, respektivisht fakultetet në përbërje të tij i organizojnë dhe i realizojnë studimet nga lëndët për të cilat janë licencuar dhe akredituar.

Secila lëndë nga programi i studimeve vlerësohet me numrin e kredive ECTS, kurse vëllimi i studimeve shprehet me shumën e kredive ECTS.

Në pajtim me ECTS-ën  vëllimi i Programit të studimeve përfshin 60 kredi (pikë) të ECTS në një vit shkollor, respektivisht 30 kredi (pikë) të ECTS në një semestër. 

Një kredit ka të bëjë me 25 orë pune të studentit - 1 ECTS = 25  orë pune.

Programet mësimore ndahen në vite shkollore dhe semestra.

 

(Niveli) dhe Vëllimi i studimeve

                                                                       

Neni 4

 

Në studimet e shkallës së parë: studimet akademike themelore  për marrjen e diplomës, studimet akademike themelore zgjasin më së paku 3 vite shkollore, respektivisht180 pikë

të ECTS (Baçellor), apo deri në numrin e kredive të parapara sipas plan programit mësimor  të regjistruar.

Plan programet mësimore në kohëzgjatje prej 4 vitesh – përfshijnë 240 pikë (kredi) të ECTS.

Në studimet e shkallës së dytë: studimet akademike diplomike (master) për marrjen e diplomës, studimet akademike diplomike (master) zgjasin më së paku 1 deri 2 vite shkollore, respektivisht 60 deri 120 pikë (kredi) të ECTS.

Në studimet e shkallës së tretë: studimet akademike të doktoraturës për marrjen e diplomës, studimet akademike të doktoratës zgjasin zakonisht 3 vite shkollore, respektivisht 180 pikë (kredi) të ECTS.

 

Neni 5

 

Studenti që i ka dhënë të gjitha provimet e parapara sipas plan programit mësimor dhe që i ka mbushur të gjitha obligimet tjera të parapara me statutin e Kolegjit e fiton diplomën e studimeve përkatëse dhe shkallës së caktuar.

Krahas diplomës lëshohet edhe shtesa e diplomës (SUPLEMENTI), qëllimi i këtij suplementi të diplomës është të japë të dhëna të mjaftueshme për të rritur transparencën ndërkombëtare, paraqitjen akademike dhe njohjen profesionale të kualifikimeve (diplome, grada, certifikata, etj ).

 

STRUKTURA E PROGRAMIT STUDIMOR

                                                                       

Neni 6

 

Programi studimor (mësimor) është tufë e lëmive, respektivisht e lëndëve të obligueshme dhe zgjedhore, me përmbajtje kornizore, me përvetësimin e të cilave arrihen dituritë dhe shkathtësitë e domosdoshme për marrjen e diplomës përkatëse të studimeve akademike profesionale.

Me programin e studimeve caktohet:

  • emërtimi dhe qëllimet e programit studimor,
  • lloji i studimeve dhe rezultati(përfundimi) i procesit të nxënies,
  • thirrja shkencore akademike apo profesionale,
  • kushtet për regjistrim në programin studimor,
  • lista e lëmive (lëndëve) studimore të obligueshme dhe zgjedhore përmbajtje kornizore.
  • mënyra e realizimit të studimeve dhe koha e nevojshme për realizimin e formave (llojeve) të caktuara të studimeve.
  • format tjera të ligjërimit dedikuar fitimit dhe perfeksionimit të diturive dhe shkathtësive profesionale(seminaret, orët debatike, puna praktike etj)
  • -vlera në poenë (kreditë) e secilës lëndët shprehur (treguar) në pajtim me sistemin evropian të bartjes së kredive (në tekstin e mëtejshëm poenët ECTS),
  • -numri i orëve të ngarkimit individual të studentit për çdo lëndë,
  • -vlera në kreditë e punimit përfundimtar,e shprehur në ECTS,
  • parakushtet për regjistrim të lëndëve konkrete apo të grup lëndëve,
  • mënyra e zgjedhjes së lëndëve nga programet e tjera studimore,
  • kushtet për kalim nga programet studimore tjera në suaza të lëmive studimore të njëjta apo të ngjashme,
  • çështjet tjera me rëndësi për realizimin e programit studimor.

    Punimi përfundimtar në studimet e shkallës së dytë vlerësohet me më së shumti 20 poenë, kurse në studimet e shkallës së tretë me më së shumti 60 poena.

     

     

    Struktura e plan programit të lëndëve

                                                                        

    Neni 7

     

    Plan programi i lëndëve në suaza të programit studimor i përmban këto të dhëna:

  • emrin e lëndëve dhe shifrën përkatëse të tyre
  • kohën e zgjatjes së ligjëratave (mësimit),
  • - vitet e studimeve (semestrave,numrin e orëve),
  • statusi i lëndëve (të obliguara dhe të zgjedhura),
  • kushtëzimi me lëndë tjera që më parë duhet dhënë,
  • qëllimet e caktuara që realizohen dhe kompetencat që fitohen me nxënien (mësimin) e lëndës konkrete,
  • gjuha e studimeve,
  • diturit paraprake që duhet të ketë studenti,
  • emrin e mësimdhënësit dhe asistentit,
  • metodën e ligjërimit dhe përvetësimit të përmbajtjes së lëndës,
  • përmbajtjen e lëndës (përshkrimin e shkurtër të programit të lëndës dhe numrin javor të orëve dhe numrin e tërësishëm të javëve të aktivitetit që e mundëson kuptimin e përmbajtjes së saj nga studenti),
  • -ngarkesën e studentit (në javë dhe vite), fondin e orëve dhe të kredive te ECTS,
  • literaturën që duhet shfrytëzuar (të domosdoshme) për përgatitje dhe rekomandimin e literaturës profesionale më të gjerë,
  • mënyrën (formën) e verifikimit të diturisë gjatë ligjëratave dhe dendësia e tyre dhe vlerësimi i punës praktike dhe i formave të tjera të punës individuale (punimi seminarik, projektet etj.), mënyrat dhe terminët e provimeve,
  • rezultatet e mësimit të lëndës,
  • shenja e posaçme për lëndën.

     

    Viti akademik dhe semestrat

                                                                        

    Neni 8

     

    Viti akademik ka 30 javë mësimore. Viti akademik organizohet në dy semestra:

  • semestrin dimëror (sd) dhe
  • semestrin veror (sv ).

    Semestri dimëror fillon më 1 tetor dhe  zgjat deri më 15 shkurt të vitit tjetër kalendarik.

    Semestri veror fillon më 16 shkurt dhe zgjat deri më 30 shtator.

    Realizimi i programit mësimor ( ligjëratat ) në një semestër zgjatë 15 javë.

    Ligjëratat në semestrin dimëror  fillojnë më 1. Tetor dhe përfundojnë më 15. Janar.

    Ligjëratat në semestrin veror fillojnë më 16 Shkurt dhe përfundojnë më 31. Maj.

     

    Afatet dhe datat e provimeve

    Neni 9

     

     

    Afatet e provimeve janë : afate të rregullta  dhe të jashtëzakonshme.

    Në afate të rregullta hynë; afati i janarit, afati i qershorit, afati i shtatorit, kurse në afate të jashtëzakonshme hynë; afati i prillit, dhe afati i nëntorit.

    Afati i Janarit          fillon më 16.Janar dhe zgjat deri më 15.Shkurt.

    Afati i Prillit           fillon më 1.Prill dhe zgjat deri më 25.Prill.

    Afati i Qershorit     fillon më 1.Qershor dhe zgjat deri më 30.Qershor.

    Afati i Shtatorit       fillon më 1.Shtator dhe zgjat deri më 30.Shtator.

    Afati i Nëntorit       fillon më 1.Nëntor dhe zgjat deri më 25.Nëntor.

     

    Organizimi i ligjëratave

                                                                              

    Neni 10

     

     

    Kalendarin e saktë të organizimit dhe realizimit të planprogramit mësimor për vitin akademik e cakton Senati i Kolegjit,së paku 15 ditë para fillimit të ligjëratave.

    Mësimi organizohet dhe realizohet sipas orarit të caktuar. Kolegji ka për detyrë që orarin e ligjëratave ka për detyrë ta publikojë së paku 5 ditë para fillimit të ligjëratave.

    Orari i ligjëratave përmban:

  • emrin e programit të studimeve,
  • -vitin e studimeve,
  • emrin e lëndëve,
  • kohën (ditën, orën) e mbajtjes së ligjëratave,
  • -vendin (salla, laboratori) e mbajtjes së ligjëratave,
  • emrin e ligjëruesit.

     

    Neni 11

     

    Për secilën lëndë mësimdhënësi i lëndës e cakton planin e punës së lëndës dhe ka detyrë që t’ia dorëzojë së paku 15 ditë para se të fillojnë ligjëratat.

    Mësimdhënësi i lëndës ka detyrë që në orën e parë të ligjëratave t’i njoftoj studentët me planin e punës në lëndën e tij. Studentët kanë të drejtë në ekstraktin nga plani i punës në formë të shkruar.

    Me rastin e caktimit të planeve të punës duhet pasur kujdes që mos të përputhen takimet (terminet) e kolokviumeve dhe të provimeve përfundimtare, ashtu që 2 kolokviume apo 2.provime nuk mundë të organizohen brenda një dite për këtë kujdeset Dekani i fakultetit.

    Kolokviumet dhe llojet tjera të verifikimit të diturive organizohen në terminët e caktuara për mbajtjen e ligjëratave në lëndët ku janë paraparë.

    Detyrat e parapara për punën individuale të studentit (punimet seminarike, detyrat e shtëpisë, detyrat grafike, projektet etj.) duhet shpërndarë në mënyrë të barabartë gjatë semestrit. Vëllimi i tërësishëm i detyrave të këtilla duhet përputhur me ngarkesën e paraparë për  lëndën, në pajtim me rregullat e ECTS.

    Mësimdhënësi ka detyrë që gjatë ligjëratave, kryerjes së detyrave të mëvetësishme dhe përgatitja për dhënien e provimit të i ndihmojë studentin duke organizuar konsultime. Terminët dhe koha për konsultime duhet akorduar  me ligjëratat ashtu që të jenë të çasshme për studentët.

    Ndryshimi i orarit të ligjëratave dhe planit  të punës gjatë mësimeve si rregull nuk lejohet. Nëse paraqitet nevoja për ndryshim (për arsye të gjendjes shëndetësore të mësimdhënësit etj.) Dekani i fakultetit e cakton zëvendësin.

     

    Neni 12

     

    Ligjëratat organizohen dhe realizohen për më së paku 5 student  për lëndët matematikore-natyrore, gjegjësisht për së paku 10 student për programet studimore të shkencave shoqërore.

    Me vendim të Senatit të Kolegjit mësimi mund të organizohet si mentorial edhe për më pak student. Me këtë vendim precizohet ngarkesa e arsimtarit lidhur me mësimin mentorial

     

    Neni 13

     

    Kolegji, respektivisht fakulteti në përbërje të tij, mund  të organizojë programin studimor me anë të studimit nga distanca (në distancë).

    Mënyrat (format) e posaçme të mësimit mund të organizohen në formë të “mësimit nga distanca “.

    Provimet gjatë studimit në distancë organizohen në vendin e selisë së institucionit të shkollimit të lartë.

    Puna praktike dhe praktika profesionale mund të organizohen dhe zbatohen si pjesë përbërëse e mësimit të rregullt apo si tërësi e mëvetësishme.

     

    Paraqitja e lëndëve dhe evidenca

                                                                              

    Neni 14

     

    Me programin e studimeve parashihet se cilat lëndë janë të detyrueshme për vitin e caktuar të studimeve.

    Me rastin e regjistrimit të semestrit studenti përcaktohet për lëndët e zgjedhura që dëshiron t’i dëgjojë dhe japë në vitin e ardhshëm (vijues) të studimeve tri javë para fillimit të mësimit, kurse për vitin e parë të studimeve pas regjistrimit.

    Zgjedhja e lëndëve bëhet deri në ngarkesën prej 30 poenëve ECTS për semestër dhe 60 poenë ECTS për vitin shkollor, përveç në rastet e caktuara ndryshe me këto rregulla.

    Pas skadimit të terminëve të parapara për caktimin e lëndëve formohen regjistrat e studentëve sipas lëndëve për vitin e ardhshëm shkollor dhe publikohen në tabelën e shpalljeve të fakultetit për secilin program studimor dhe lëndë. Lëndët studimore që i ka paraqitur studenti nuk mund të ndryshohen pas verifikimit të tyre.

    Të dhënat mbi ngarkesën e paraqitur futen në kartonin e evidentimit të studentit.

     

    Paraqitja e sërishme e lëndëve

     

    Neni 15

     

    Studenti mund t’i paraqesë për dëgjim lëndët qe nuk i ka dhënë nga viti paraprak, si dhe lëndët nga viti i ardhshëm (vijues) studimor për të cilat i ka plotësuar kushtet e parapara me anë të programit të studimeve.

    Studenti  që nuk e ka dhënë provimin nga lënda e obligueshme duhet ta paraqesë atë për dëgjim të sërishëm të ligjëratave nga ajo lëndë.

    Studenti që nuk e ka dhënë provimin nga lënda e zgjidhshme mund të paraqitet për ndjekje të sërishme të ligjëratave nga lënda e njëjtë, apo ta zgjedhë lëndë tjetër zgjedhore.

    Ngarkesa në lëndët e përsëritura për studentin e rregullt mund të jetë më së shumti 1/3 e numrit të përgjithshëm të poenëve të ECTS në vitin shkollor.

    Në rast ndryshimi të programit studimor apo të lëndës, studenti që e përsëritë ndjekjen e ligjëratave është i detyruar të pranoj ndryshimet e shkaktuara.

     

    Vërtetimi i semestrit dhe i vitit

                                                                              

    Neni 16

     

    Në fund të semestrit dhe vitit të studimeve vërtetohet (verifikohet) kartoni evidentues i studentit me regjistrimin e numrit të ECTS poenëve të fituar sipas semestrave dhe përgjithësisht.

    Verifikimi i semestrit dhe vitit është i obligueshëm për të gjithë studentët.

    Në bazë të semestrit dhe vitit të verifikuar konstatohet se sa poenë ECTS i ka fituar studenti.

     

    Evaluimi i mësimit (ligjëratave)

                                                                              

    Neni 17

     

    Përcjellja e suksesshmërisë së mësimit bëhet edhe me anë të anketimit të studentëve.

    Anketa është anonime.

    Për zbatimin e anketës është përgjegjës Dekani. Në zbatimin e anketës mund të kyçen edhe arsimtarët tjerë, bashkëpunëtorët dhe studentët që i cakton Dekani dhe parlamenti i studentëve.

    Anketa zbatohet pas përfundimit të semestrit.

    Vendimin për anketimin, terminët e zbatimit, përmbajtjes dhe mënyrës së përpunimit të anketës si dhe udhëzimin për zbatimin e saj i merr Senati i Kolegjit.

    Arsimtari i zgjedhur për herë të parë në thirrje akademike si dhe arsimtari që për herë të parë e jep lëndën e caktuar ka të drejtë që të dhënat mbi ligjëratat e vitit të parë mos të futen në dosjen e tij.

    Dekani i fakultetit ka detyrë që ta thërrasë në bisedë arsimtarin notat e të cilit janë dukshëm nën mesataren, ta njoftoj me mangësitë dhe t’i jep udhëzime (rekomandime) për heqjen e tyre.

     

     

     

    III Regjistrimi dhe përparimi gjatë studimeve

     

    Statusi i studentit

                                                                        

    Neni 18

     

    Statusi i studentit fitohet me regjistrim në programin studimor përkatës që organizohet në Kolegj, respektivisht në njësinë e shkollimit të lartë në përbërje të tij.

    Studenti regjistrohet në statusin e studentit që vetëfinancohet.

    Studenti mund të regjistrohet edhe në statusin e studentit që financohet nga buxheti i Kolegjit nëse Senati i Kolegjit e merr vendimin e tillë.

     

    Neni19

     

    - Studenti me rastin e regjistrimit në vitin studimor deklarohet për pjesën e programit studimor në vëllim prej 30 poenësh të ECTS për semestër, gjegjësisht 60 poenësh të ESBK për një vit shkollor.

    - Përjashtimisht, studenti që i ka kryer të gjitha obligimet nga viti paraprak mund t’i regjistroj 80 poenë të ECTS. Këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë studentët me lejen e Dekanit pas vitit të parë të studimeve.

    - Studenti ka të drejtë diplomimi para kohe nëse gjatë kohës së studimeve vazhdimisht ka pas notën mesatare së paku 9.50.

     

    Neni 20

     

    Statusi i studentit mund të mbahet deri në fitimin e diplomës së programit studimor të regjistruar.

    Statusi i studentit i njihet edhe studentit me shtetësi të Kosovës që kalon nga Kolegji tjetër, po qese e plotëson kriterin e paraparë për këtë rregullore. Në raste të tilla koha e studimit në Kolegjin tjetër i llogaritet në zgjatjen e përgjithshme të studimeve.

     

     

     

     

    Neni 21

     

    Me propozimin e fakulteteve Senati i Kolegjit nxjerrë vendim për numrin e studentëve për regjistrimin në vitin e parë të studimeve që organizohen në Kolegj, respektivisht në njësitë e shkollimit të lartë në përbërje të tij.

     

     

     

    Neni 22

     

    Me propozimin e programeve Senati merr vendim për shpalljen e konkursit për regjistrim në studime  për vitin e ardhshëm shkollor.

    Konkursi i shpallur përmban:

  • Numrin e studentëve për secilin program studimor,që organizohet në Kolegj,
  • Kushtet për regjistrim,
  • Kriteret për caktimin e radhitjes së kandidatëve për regjistrim,
  • Procedurën e zbatimit të konkursit,
  • Mënyrën dhe afatet për paraqitjen e ankesave kundër radhitjes së caktuar të  kandidatëve për regjistrim,
  • Lartësinë e pagesës për regjistrim.

     

    Kushtet për regjistrim në studimet themelore

                                                                              

    Neni 23

     

    Në vitin e parë të studimeve themelore mund të regjistrohet personi i cili :

  •  ka të kryer shkollën e mesme, e cila dokumentohet me diplome dhe deftesat e shkolles se mesme,

     

    Kandidatit i tregohet per kushtet mbi programin,  menyren e studimit, pagesën etj, dhe pas arritjes së marrëveshjes, institucioni lidh kontratë me kandidatin , dhe pas nenshkrimit te kontratës kandidati e fiton statusin e studentit per gjeneraten ne vijim.

     

    Neni 24

     

    Renditja e kandidatëve për regjistrim në vitin e parë të studimeve të nivelit të parë caktohet në bazë të suksesit të përgjithshëm të arritur në provimin pranues, respektivisht në provimin për verifikimin e aftësive dhe prirjeve.

    Rang-lista përpilohet në bazë të numrit të përgjithshëm të poenëve të secilit kandidat sipas kritereve të caktuara. Kandidati mund të fitojë më së shumti 100 poenë.

    Me suksesin e përgjithshëm në shkollën e mesme nënkuptohet shuma e notave nga të gjitha lëndët në klasën e parë, dytë, tretë, dhe të katërt, e shumëzuar me dy (2).

    Mbi këtë bazë kandidati mund t’i fitojë më së paku 16, e më së paku 40 poenë.

    Suksesi i përgjithshëm në shkollën e mesme llogaritet duke u rrumbullakuar në dy decimale.

    Fakulteti e përpilon rang-listën unike të të gjithë kandidatëve me numrin e përgjithshëm të poenëve të fituar në bazë të të gjitha kritereve të caktuara me këtë rregullore.

    Pjesëmarrësi në konkurs që mendon se radhitja e kandidatëve në rang-listën unike nuk është caktuar në bazë të kritereve të caktuara me këtë rregullore mund të paraqesë prapësim Dekanit të Programit në të cilin ka konkurruar brenda afatit prej 24 orësh nga momenti i shpalljes së rang-listës.

    Dekani i fakultetit vendosë mbi prapësimin e paraqitur në  afatin prej 24 orësh nga momenti i paraqitjes së tij. Kandidati i pakënaqur me vendimin e Dekanit ka të drejtë ankese kundër tij e cila i drejtohet Këshillit shkencor –mësimor brenda afatit prej 3 ditësh nga dita në të cilën vendimi i Dekanit i dorëzohet kandidatit. Këshilli mësimor-shkencor vendos lidhur me ankesën brenda afatit prej 3 ditësh.

    Pas vendosjes sipas prapësive të bëra, respektivisht ankesave të paraqitura fakulteti e cakton dhe publikon rang-listën definitive të gjithë kandidatëve me të gjithë numrin e poenëve të fituar sipas të gjitha kritereve të parapara me këtë rregullore.

    Rang-lista definitive është bazë për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve.

     

    Neni 25

     

    Nëse kandidati që e ka fituar të drejtën për regjistrim sipas konkursit nuk regjistrohet brenda afatit të paraparë, atëherë fakulteti do të regjistrojë në vend të tij kandidatin e ardhshëm, sipas radhitjes në rang-listën definitive brenda afatit të paraparë me konkurs.

     

    Neni 26

     

    Pjesëtarët e pakicës shqiptare në shtetet fqinje mund të regjistrohen-shkollohen në Kolegjin tonë nën kushtet e njëjta sikurse edhe qytetarët e Kosovës.

     

    Neni 27

     

    Kandidati që e ka dhënë provimin e maturës së përgjithshme nuk i nënshtrohet provimit pranues. Në vend të provimit pranues kandidatit të këtillë i vlerësohen rezultatet e maturës së përgjithshme. Në bazë të këtij kriteri fakulteti përpilon rang listën e kandidatëve të paraqitur me provim të maturës së përgjithshme. Të drejtën e regjistrimit e fiton kandidati që në ranglistën është ranguar në suaza të studentëve  sipas nenit 21 të kësaj rregullore.

     

     

     

     

     

    Kushtet e regjistrimit në studimet diplomike akademike (master)

                                                                         Neni 28

     

    29.1 Në vitin e parë të studimeve akademike diplomike (master) mund të regjistrohet personi që i ka kryer studimet themelore akademike, duke i realizuar;

  • së paku 180 poenë ECTS- po qese studimet akademike diplomike i kanë 120 ECTS poenë,
  • së paku 240 poenë ECTS-po qese studimet akademike diplomike kanë 60 poenë ECTS.
  • Studenti mund të regjistrohet në studimet master me vonesë më së voni me kalimin e 1/3 së semestrit të parë.

    29.2 Në studimet master në Kolegjin FAMA, mund të regjistrohen kandidatet të cilët kanë përfunduar studimet baçelor apo studimet themelore nga të gjitha institucionet e Akredituara në Kosovë. Në kushtetë barabarta, përparësi në regjistrim do të kenë kandidatet të cilët i kanë përfunduar studimet baçelor në Kolegjin FAMA.

    29.3 Të drejtë pranimi në Kolegjin FAMA kanë edhe kandidatet të cilet i kanë perfunduar studimet themelore jashtë  Kosove. Në raste të tilla kandidati duhet sjellë dëshminë mbi akreditimin e Institucionit dhe programit  në të cilin i ka perfunduar studimet paraprake. Në pamundesi të sigurimit të deshmisë per akreditim atëherë statusi i programit do të konfirmohet nga organet kompetente të Kolegjit FAMA.

    29.4 Kandidatet të cilet kanë përfunduar studimet themelore/baçelor, mund të konkurrojnë për regjistrim në studimet master në një program tjetër. Në rast pranimi departamenti i njesise perkatës caktonë provime diferenciale të cilave duhet t'iu nënshtrohet paraprakisht kandidati.

    Departamenti njesise perkatës organizon një komision i cili cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmërisë së programit të ndjekur në studimet paraprake të kandidatit. Në raste të tilla, kandidatet duhet të ndjekin ligjëratat nga lendet përkatëse të cilat i organizon Departamenti dhe më pas iu nënshtrohen provimeve diferenciale.

    Varësisht nga krahasueshmëria e programit të perfunduar, kandidatet do të kenë prej 5 deri në 6 provime diferenciale të cilave do ti nenshtrohen para komisionit prej tre anëtarësh ndërsa procesverbalet e tilla ratifikohen nga këshilli i njësisë akademike përkatëse. Vendimin për mënyrën e mbajtjes se provimeve diferenciale me shkrim apo me gojë mund ta vendos komisioni prej tre anëtarësh.

     

    Me programin studimor të studimeve akademike diplomike parashihen studimet themelore akademike nga alineja 1 e këtij neni.

    Radhitja e kandidatëve për regjistrim në vitin e parë të studimeve akademike diplomike caktohet në bazë të notës mesatare të përgjithshme të realizuar në studimet themelore.

     

     

    Kushtet për regjistrim në studimet e doktoraturës

                                                                              

    Neni 29

     

    Në vitin e parë të studimeve të doktoraturës mund të regjistrohet personi qe ka të kryer:

  • studimet akademike diplomike më së paku 300 poenë të ECTS dhe notën mesatare së paku 8.00 në studimet akademike themelore dhe studimet akademike diplomike, apo
  • studimet akademike diplomike më së paku 300 poenë të ESBK dhe punimet shkencore të realizuara në mënyrën e caktuar me aktin e përgjithshëm të fakultetit, ose
  • shkalën akademike të magjistrit të shkencave në pajtim me ligjin.

    Me programin studimor të studimeve të doktoraturës parashihen studimet akademike diplomatike, gjegjësisht lëmija shkencore nga e cila është fituar shkalla akademike magjistër i shkencave nga alineja 1.

    Pjesa e programit studimor të studimeve akademike specialistike pranohet (njihet) për pjesë të programit studimor të studimeve të doktoraturës në bazë të vendimit të Senatit të Kolegjit.

    Renditja e kandidatëve për regjistrim në vitin e parë të studimeve të doktoraturës caktohet në bazë të notës mesatare të përgjithshme të realizuar në studimet themelore dhe diplomatike akademike dhe rezultateve shkencore të realizuara.

     

     

    Neni 30

     

    Shtetasi i huaj mund të regjistrohet në studimet e doktoraturës nën kushtet e njëjta sikurse edhe shtetasi i Kosovës.

    Personi nga alinea1 e këtij neni mund të regjistrohet në studime nëse e njeh gjuhën në të cilën realizohen ligjëratat.

     

    Mobiliteti në Kolegj

                                                                              

    Neni 31

     

    Studentit mund t’i  jepet mundësia për kalimin nga studimet akademike nga njëri nivel i programit studimor në tjetrin, nën kushtet e caktuara nga senati i Kolegjit, sipas propozimit të këshillit mësimor- shkencor të fakultetit. Kjo mund të bëhet krahas kërkesës dhe dokumentacionit mbi suksesin në studime paraprake të studentit.

    Koha e studimeve në programin studimor nga i cili kalohet llogaritet në zgjatjen e përgjithshme të studimeve.

     

    Neni 32

     

    Studenti që e ka dhënë provimin në programin studimor tjetër i njihet provimi i dhënë nëse lënda (disiplina shkencore) nga e cila është dhënë provimi përkah përmbajtja dhe vëllimi i korrespondon lëndës të cilën studenti e ka regjistruar, e cila provohet me dokumentet me të cilat parashihet me rregullat e ECTS.

    Nëse lënda nga e cila është dhënë provimi për kah përmbajtja dhe vëllimi përafërsisht i korrespondon lëndës të cilën studenti e ka regjistruar mësimdhënësi mund ta njohë provimin në tërësi po qese vlerëson se studenti nëpërmjet programit të përpunuar dhe kaluar ka fituar dituri dhe shkathtësi në masë të mjaftueshme për njohje të provimit të dhënë.

    Me njohjen e provimit pranohet edhe nota me të cilën studenti është vlerësuar në provim. Numri i poenëve të provimit të njohur caktohet në pajtim me rregullat e ECTS.

     

    Mobiliteti ndërmjet universiteteve

                                                                              

    Neni 33

     

    Studenti ka të drejtë që gjatë studimeve të kalojë një kohë të caktuar (semestrin apo vitin studiues) në institucionin e shkollimit të lartë tjetër në vend apo jashtë tij, me ndërmjetësimin e programeve ndërkombëtare për këmbimin e studentëve (Socrates, Erasmus, DAAD,etj.), apo në bazë të marrëveshjes bilaterale të Kolegjit.

    Në pajtim me kontratën të cilën e lidhë studenti me Kolegjin, atij i njihet numri i realizuar i poenëve.

    Këmbimi i studentëve nuk e nënkupton dhënien e diplomës, gjegjësisht arritjen e gradës  (shkallës) të Kolegjit në të cilin qëndron, po qese me kontratën midis universiteteve nuk është rregulluar dhënia e diplomës së përbashkët, gjegjësisht njohja e gradës (shkallës).

     

    Neni 34

     

    Krahas kërkesës për qëndrim në institucionin e shkollimit të lartë tjetër, parashtrohen dokumentet origjinale të parapara me rregullat e ECTS për ndryshimin e vendit të studimit, dhe atë:

  • formulari për paraqitjen e studentit në institucionin e shkollimit të lartë tjetër (fletëkërkesa e regjistrimit për student),
  • kontrata për studim në institucionin e shkollimit të lartë tjetër,
  • përshkrimi i notave,
  • paketa informative.

    Formularët e dokumenteve nga alineja 1 e këtij neni janë shtypur krahas kësaj rregulloreje dhe përbëjnë pjesë të saj.

    Detyrat lidhur me aspektet administrative dhe akademike të ECTS (informimi i studentëve, ndihma me rastin e përgatitjes së dokumenteve, komunikimi midis njësisë universitare dhe institucionit, ndihma tek inkorporimi i studentëve mysafir në programin arsimor) i kryen koordinatori i ECTS të programeve studimore në njësitë  universitare.

     

    Neni 35

     

    Studenti që ka qëndruar në Kolegjin tjetër mund të kthehet në programin e studimeve të Kolegjit që e ka filluar, e në statusin e tij zbatohen dispozitat e kësaj rregulloreje.

     

    Transferimi në Kolegjin Fama

     

    Neni 36

    FAMA pranon transferime të studentëve në semestër dhe vitet  e ndërmjetme nga shkollat e tjera universitare vendase ose të huaja, publike ose jopublike, dhe lejon transferimin e studentëve të saj në shkolla të tjera, sipas procedurave të parashikuara në këtë rregullore.

    Studenti që dëshiron të transferohet nga një shkollë tjetër universitare në FAMA, duhet të paraqesë:

  • kërkesën me shkrim, ku të parashtrojë arsyet e transferimit dhe emrin e shkollës universitare nga e cila ka kërkuar të transferohet.
  • vërtetimin nga shkolla universitare me notat / kreditët përkatëse  të fituara.
  • dokumentacionin e shkollës së mesme.(diplomën dhe dëftesat).
  • indeksin e vjetër (nëse ka indeks)
  • certifikatën e lindjes.
  • kopjen e letërnjoftimit
  •  

    Dokumentacioni i mësipërm i përcillet komisionit për transfer. Ky i fundit, e shqyrton dokumentacionin duke marrë edhe mendimin e departamenteve të tjera, kur është e nevojshme, bën vlerësimin e lëndëve sipas planeve dhe programeve mësimore të Kolegjit FAMA, kryen transferimin e notave(kredive) dhe vlerësimeve si dhe përcakton kursin dhe semestrin ku duhet të vijojë aplikanti dhe detyrimet plotësuese që ai do të duhet të shlyejë. Vlerësimi i përcillet dekanit të fakultetit.

    Mbështetur në këtë vlerësim, dekani i fakultetit, vendos lidhur me pranimin ose jo të kërkesës së studentit. Në rast pranimi, vendimi i përcillet rektorit, i cili urdhëron transferimin e studentit në FAMA.

    Me studentët e transferuar FAMA lidh marrëveshje regjistrimi, e cila parashikon detyrimet e ndërsjella të palëve.

    Transferimi nga Kolegji FAMA

    Neni 37

    Studenti që dëshiron të transferohet nga FAMA në një shkollë tjetër universitare, duhet t’i paraqesë dekanit të fakultetit përkatës, të paktën dhjetë ditë përpara datës së transferimit, kërkesën me shkrim për transferim në të cilën duhet të bëjë të njohur edhe emrin e shkollës universitare në të cilën kërkon të transferohet.

    Me kërkesë të studentit, FAMA detyrohet ta pajisë atë me:

  • çertifikatën e notave
  • vërtetimin për detyrimet e shlyera gjatë viteve të studimit pranë FAMA-së së bashku me vlerësimet, kreditet e transferueshme dhe kreditet e akumuluara.
  • kopje të programeve të lëndëve të shlyera, nëse u nevoiten
  •  

    Ndryshimi i statusit të studentit

                                                                              

    Neni 38

     

    Studenti nuk mund të financohet njëkohësisht nga buxheti i Kolegjit në dy programe studimi që i organizon Kolegji.

    Studenti që është regjistruar në vitin e parë të studimeve si student që financohet nga buxheti i Kolegjit dhe që gjatë vitit  shkollor në suaza të programit studimor të regjistruar i ka fituar 60 poenë dhe ka kryer të gjitha provimet e vitit të parë  me notë mesatare 9.50 në afatin e qershorit, fiton statusin e studentit që të financohet nga buxheti i Kolegjit për vitin e ardhshëm të studimeve.

     

    Studenti nga alineja 2 e këtij neni  që gjatë vitit shkollor realizon më pak se 60 poenë të ECTS apo notën mesatare më pak se 9.50 mund t’i vazhdojë studimet  në statusin e studentit me vetëfinancim.

     

     

    Neni 39

     

    Studenti vetë financues që gjatë vitit shkollor në suaza të programit studimor i ka fituar 60 poenë të ECTS mund të kalojë në statusin e studentit që financohet nga buxheti i Kolegjit për vitin e ardhshëm shkollor po qese realizon notën mesatare 9.50.

    Numri i studentëve të financuar nga buxheti i Kolegjit e cakton për secilin fakultet veç e veç Senati i Kolegjit për çdo vit shkollor.

    Vendimin për kalimin e studentit  nga vetëfinancimi në financim nga buxheti e nxjerr senati.

    Studenti e humbë këtë të drejtë po qese gjatë vitit shkollor që e ka regjistruar si student i financuar nga buxheti i Kolegjit nuk i ka fituar 60 poenë të ESBK në programin studimor të regjistruar dhe që nuk ka realizuar notën mesatare së paku 9.50.

     

    Pezullimi i statusit të studentit

                                                                        

    Neni 40

     

    Të drejtat dhe detyrimet e studentit mund të pezullohen. Pas mbarimit të shkakut nga i cili është kërkuar pezullimi, studenti i vazhdon studimet sipas programit studimor në fuqi dhe të kushteve të studimit.

     

     

    Neni 41

     

    Të drejtat dhe detyrimet pezullohen:

  • gjatë kohës së shërbimit ushtarak,
  • gjatë shtatzënisë së studentes dhe deri në moshën një vjeçare të fëmijës së lindur,
  • për shkak të shërimit spitalor së paku brenda një semestri ( gjë që provohet me anë të certifikatës së spitalit),
  • -nëse studenti është dërguar në praktikën profesionale në kohëzgjatje prej së paku gjashtë muaj,
  • -nëse regjistrohet në të njëjtin program studimor jashtë vendit, sipas procedurës së paraparë me rregullat e ECTS për regjistrim në Kolegjin tjetër,
  • për shkaqe të tjera të natyrës personale.

    Kërkesa për pezullimin e të drejtave dhe detyrimeve parashtrohet para shkaktimit të pezullimit e pas regjistrimit të vitit shkollor në të cilin do të shfrytëzohet kjo e drejtë. Përjashtimisht kërkesa për pezullim në bazë të shërimit spitalor apo shtatzënisë mund të paraqitet gjatë vitit shkollor. Aktvendimin për pezullimin e të drejtave dhe detyrimeve e jep Dekani i fakultetit.

     

    Shuarja e statusit të studentit

                                                                           

    Neni 42

    Statusi i studentit mbaron në rast të:

  • çregjistrimit nga studimet,
  • kryerjes (mbarimit) të studimeve,
  • mos regjistrimit të vitit shkollor,
  • kur nuk i kryen studimet gjerë në skadimin e afatit që caktohet me numrin e dyfishtë të viteve shkollore të nevojshme për realizimin e programit të studimeve.
  • shqiptimit të masës disiplinore të përjashtimit nga studimet.

     

    Neni 43

     

    Në bazë të kërkesës personale të studentit,studentit mund t’i zgjatet (vazhdohet)                                  afati për mbarimin e studimeve,në pajtim me vendimin e senatit të Kolegjit.

     

     

    IV. VLERËSIMI I PUNËS ME STUDENTË

     

    Ndjekja  (përcjellja) e punës së studentëve

     

    Neni 44

     

    Suksesshmëria dhe puna e studentëve në zotërimin (përvetësimin) e lëndëve mësimore ndiqet dhe vlerësohet në kontinuitet gjatë ligjëratave dhe shprehet me anë të poenëve.

    Me përmbushjen e detyrimeve  përpara provimit dhe me dhënien e provimit studenti mund t’i realizojë më së shumti 100 poenë.

    Me anë të programit të studimeve caktohet raporti i poenëve të fituar lidhur më obligimet paraprovimit dhe në provim.

    Në strukturën e numrit të përgjithshëm  të poenëve më së paku 30, e më së shumti 70 poenë duhet paraparë për aktivitete dhe verifikime të djenisë gjatë semestrit (obligimet para provimit).

    Arsimtari i lëndës ka detyrë që në orën e parë të ligjëratave t’i njoftojë studentët me strukturën e numrit të përgjithshëm të poenëve si dhe mënyrën e përcjelljes së punës së tyre, mandej me terminët e verifikimit të diturive, gjegjësisht me detyrimet para provimit si dhe me karakterin dhe përmbajtjen e provimit përfundimtar.

    Kollokviumet dhe provimi organizohet në terminë të rregullta dhe përmirësuese.               Afatet e kolokviumeve organizohen në terminët e parapara për ligjërata.

    Studentit i jepen poenë për secilën formë të verifikimit të punës dhe vlerësimit të diturisë. Arsimtari është i obliguar që publikisht t’ua komunikoj studentëve rezultatin, gjegjësisht numrin e poenëve të fituar pas secilit verifikim dhe numrin e përgjithshëm të poenëve që e ka fituar studenti që nga fillimi i ligjëratave.

     

    Provimi

     

                                                                         Neni 45

     

    Arsimtari i lëndës është i detyruar që në orën e parë të ligjëratave t’i njoftojë studentët me mënyrën e dhënies së provimit (me shkrim,me gojë, me shkrim me gojë dhe praktikisht) dhe me terminët në të cilat organizohet provimi (themelor dhe përmirësues).

    Provimi në strukturën e poenëve mund të vlerësohet me më së shumti 70 % të poenëve të gjithëmbarshëm.

    Studenti i nënshtrohet provimit nga lënda e caktuar menjëherë pas mbarimit të ligjëratave nga kjo lëndë.

    Në provim mund të dalë studenti që i ka plotësuar detyrimet paraprakisht të caktuara me planin e realizimit të ligjëratave.

    Provimet mundë të jenë teorike dhe praktike,kurse jepen në pajtim me programin e studimeve vetëm me shkrim ,vetëm me gojë, apo me shkrim dhe me gojë.

    Provimet tek studimet në distancë organizohen në vendin e selisë së fakultetit.

     

     

    Afatet e provimeve

                                                                              

    Neni 46

     

    Afatet e provimeve janë: i janarit, i prillit, i qershorit, i shtatorit dhe i nëntorit.

    Afati i provimeve shpallet dy javë para afatit të provimeve dhe është pjesë përbërëse e planit të zbatimit të ligjëratave (mësimit).

     

    Mënyra e dhënies së provimit

                                                                              

    Neni 47

     

    Provimet dhe të gjitha mënyrat për verifikimin e dijenisë janë publike.

    Po qese provimi organizohet gojarisht, atëherë arsimtari duhet t’ua mundësojë studentëve që të prezantojnë në provim. Provimet me gojë domosdo përveç kandidatit dhe pyetësit, së paku edhe një person nga radhët e studentëve apo arsimtarëve.

    Po qese provimi organizohet me shkrim, atëherë arsimtari në fillim të provimit i njofton studentët se me cilat mjete ndihmëse mund të shërbehen gjatë provimit.

     

    Notimi

     

    Neni 48

     

    Pas mbarimit të ligjëratave dhe provimit arsimtari e cakton numrin e gjithëmbarshëm të poenëve të fituar dhe e formon notën përfundimtare për secilin student.

    Numrin e përgjithshëm të poenëve të fituar dhe notën përfundimtare arsimtari e inkorporon në procesverbalin mbi organizimin e provimit.

    Suksesi i studentit në provim shprehet me notën prej 5 (pesë) deri në 10 (dhjetë) dhe atë:

    notat kaluese janë : 6, 7, 8, 9 dhe 10 dhe sipas shkallës së ECTS e kanë këtë domethënie:

     

    Nota

    ECTS nota

    pikë

    Përkufizimi

    10

    A

    96 - 100

    SHKËLQYESHËM- njohuri të shkëlq. me vetëm disa gabime

    9

    B

    86 - 95

    SHUMË MIRË – mbi mesatare standarde, por me disa gabime

    8

    C

    76 – 85

    MIRË – rezultat në përgjithësi i mire me disa gabime që vërehen

    7

    D

    66 - 75

    KËNAQSHËM – mire, por me mjaft gabime

    6

    E

    56 - 65

    MJAFTON – rezultatet plotësojnë kriteret minimale

     

     

    Notën 10 (përjashtimisht) e merr studenti që:

  • di të përgjigjet në të gjitha pyetjet dhe tregon djeni të jashtëzakonshme,
  • jep përgjigje të gjëra me diferencim të qartë të asaj që është themelore nga ajo përmbajtje që është sekondare dhe e shtuar.
  • shkëlqyeshëm i kupton konceptet, përmbajtjet dhe teknikat,
  • mund të dallojë dhe kuptojë problemet me të cilat merret lënda si dhe ka aftësi që me kritikë t’i qaset atyre dhe jep zgjidhje kreative, lidhë përmbajtjet dhe relacionet e lëndës konkrete me lëndët e ngjashme nga lëmia e njëjtë apo ngjashme shkencore,
  • aktivisht ka marrë pjesë në kolokviume dhe ushtrime.

     

    Për notën 6 (gjashtë) e mjaftueshme, duhet që:

  • studenti të dijë të përgjigjet në pyetjet e bëra dhe të tregojë ijeni themelore,
  • t’i kuptojë konceptet themelore dhe përmbajtjen e lëndës.

    Notat 5 (pesë) jo mjaftueshëm  jepet kur studenti:

  • -nuk di të përgjigjet në pyetjet e shtruara,
  • -nuk i kupton konceptet themelore dhe përmbajtjen e lëndës.

     

    Neni 49

     

    Në formimin e notës në provim ndikon struktura e numrit të përgjithshëm të poenëve që e i ka fituar studenti gjatë mësimeve.

    Neni 50

     

    Kolegji, gjegjësisht fakulteti në përbërje të tij, ka detyrë të mbajë evidencë për provimet e dhëna, gjegjësisht procesverbal mbi provimet e mbajtura (të rregulluar me Rregulloren mbi përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së evidencës që e bënë institucioni i shkollimit të lartë).

    Në indeksin e studentit e studentit dhe në librin amë të studentëve shënohet nota kaluese, kurse nota 5 (pesë) shënohet vetëm në procesverbalin mbi mbajtjen e provimeve.

     

    Neni 51

     

    Studenti nuk ka kaluar në provim  po qese nuk e ka realizuar numrin minimal të poenëve që është e paraparë për notë kaluese.

     

    Neni 52

     

    Arsimtari ka detyrë që t’ua komunikojë studentëve rezultatin e provimit me gojë menjëherë pas provimit të mbajtur (e ka kaluar apo nuk e ka kaluar), kurse notën definitive në provim ka detyrë ta kumtojë brenda afatit prej 2 (dy) ditësh pas provimit të mbajtur.

    Rezultatet e provimit me shkrim dhe notat definitive publikohen brenda afatit prej 7 ditësh nga dita e provimit të mbajtur, duke i shpallur në tabelë apo në ndonjë mënyrë tjetër të përshtatshme.

     

    Neni 53

     

    Nëse studenti është notuar me notën 5 (pesë) jo mjaftueshëm atëherë arsimtari ka detyrë që sipas kërkesës së studentit ta njoftojë me mungesat e punimit në konsultimet e para pas shpalljes së rezultatit të provimit .

     

    Neni 54

     

    Vënia e notës në indeks (libreza e studentit) bëhet brenda terminit të caktuar paraprakisht, pas komunikimit të rezultateteve në afatin e provimit në të cilin është mbajtur provimi.

    Kundërshtimi i notës

                                                                              

    Neni 55

     

    Studenti ka të drejtë që organit kompetent të fakultetit-Dekanit t’i parashtroj prapësim kundër notës së fituar nëse mendon se është dëmtuar në procedurën e zbatimit të provimit dhe notimin në afat prej 24 orësh nga momenti në të cilin i është komunikuar nota.

    Dekani e shqyrton prapësimin brenda afatit prej 24 orësh nga momenti i parashtrimit të prapësimit dhe jep vendim sipas tij.

    Po qese e miraton prapësimin e studentit Dekani jep vendim me të cilin e njofton arsimtarin e lëndës dhe studentin. Në vendimin e dhënë caktohet detyrimi i përsëritjes së provimit brenda afatit prej 3 (tri) ditësh nga dita e dorëzimit të aktvendimit përpara komisionit pyetës.

    Komisionin pyetës e formon Dekani kurse e përbejnë arsimtari i lëndës dhe 2 (dy) arsimtar nga lëmia e njëjtë apo e ngjashme. Arsimtari i lëndës nuk mund të jetë kryetari i komisionit. Komisioni vendosë me shumicë votash. Vendimi i komisionit është definitiv.

     

    Dhënia e sërishme e provimit

                                                                         Neni 56

     

    Në qoftë se studenti nuk është i kënaqur me rezultatin e arritur në provim,ai ka të drejtë që t’i nënshtrohet provimit të njëjtë përsëri gjatë vitit shkollor aktual. Këtë të drejtë studenti mund ta shfrytëzojë një herë për të njëjtën lëndë.

    Me paraqitjen dhe daljen e sërishme në provim anulohet nota e fituar më parë (paraprake).

    Nota e fituar në provimin e përsëritur konsiderohet definitive.

     

    Neni 57

     

    Në rast pengimi të arsimtarit të lëndës që të mbajë provimin në afatin e caktuar, organizimi dhe përmbajtja e provimit i besohet arsimtarit tjetër nga lëmija e njëjtë apo e ngjashme, apo komisionit të cilin e emëron dekani i fakultetit .

     

    Komisioni ka së paku 3 (tre) anëtar. Në komision mund të emërohen arsimtarët  nga lëmija e njëjtë apo e ngjashme. Nota e komisionit e caktuar me vendimin e komisionit është definitive.

     

    Ne rast te paraqitjes se kerksese nga ana e studentit për mospajtim  me mbajtjen e provimit per arsye te ndryshme,  provimi i organizohet me komision dhe atë sipas paragrafit 4 te nenit 55.

     

    Për komunikimin e notës së komisionit nga provimi me gojë, respektivisht me shkrim zbatohen në mënyrë të përshtatshme dispozitat e nenit 51 të kësaj rregulloreje.

     

     

    Pasojat e mosdhënies së provimit

                                                                              

    Neni 58

     

    Provimit nga një lëndë studenti mund t’i nënshtrohet më së shumti 3 (tri) herë.

    Përjashtimisht, studentit të cilit i ka mbetur vetëm një provim i pa dhënë nga programi studimor i vitit të regjistruar ka të drejtë që atij provimi t’i nënshtrohet në afatin plotësues të provimit deri në fillimin e vitit shkollor të ardhshëm.

    Studenti që nuk e jep provimin nga lënda e obligueshme deri në fillimin e vitit shkollor të ardhshëm e regjistron të njëjtën lëndë përsëri.

    Studenti që nuk e jep provimin nga lënda e zgjedhur mund ta regjistrojë rishtas të njëjtën lëndë apo të deklarohet për lëndën tjetër të zgjedhur (kuptohet pas një viti shkollor).

     

     

    Regjistrimi në vitin shkollor më të lartë të studimeve

                                                                              

    Neni 59

     

    Studenti e fiton të drejtën e regjistrimit në vitin më të lartë të studimeve, nën kushtet e parapara me statutin e Kolegjit, pasi ti plotësojë të gjitha detyrimet e studimeve që i ka marrë më regjistrim në vitin paraprak të studimeve.

    Për të kaluar prej një viti në vitin e ardhshëm akademik studentët duhet të plotësojnë këto kushte:

    - nga viti i I (parë) i studimeve në vitin e II (dytë) të studimeve, studenti duhet të ketë akumuluar së paku 36 kredi gjatë studimeve në vitin përkatës akademik;

    - nga viti i II (dytë) i studimeve në vitin e III (tretë) të studimeve, studenti duhet të ketë akumuluar së paku 96 kredi gjatë studimeve në vitin përkatës akademik;

    - nga viti i III (tret) i studimeve në vitin e IV (katert) të studimeve, studenti duhet të ketë akumuluar së paku 126 kredi gjatë studimeve në vitin përkatës akademik;

    Studenti që nuk i ka plotësuar detyrimet nga alineja e sipërme mund t’i vazhdojë             studimet ashtu që përsëri i regjistron obligimet e studimit të cilat nuk i ka përmbushur në vitin paraprak,nën kushtet dhe mënyrën e paraparë me këtë rregullore.

     

    Neni 60

     

    Studenti në secilin vit shkollor me rastin e regjistrimit deklarohet për lëndët nga programi studimor me ç’rast  t’i regjistrojë vetëm ato lëndë për të cilat e ka arritur parakushtin sipas programit dhe planit të studimeve.

    Programi dhe plani i studimit mund të bazohet në regjistrimin e semestrit,në vend se  të regjistrimit të vitit  shkollor.

     

    Neni 61

     

    Studentëve posaçërisht të suksesshëm mund t’u jepet mundësia e regjistrimit të më tepër se 60 poenëve të ECTS, e më së shumti deri në 80 poenë të ECTS, me qëllim të kryerjes me të shpejtë të studimeve apo të arsimimit më të gjerë.

     

     

     

     

     

     

    Punimi përfundimtar në studimet bachelor

                                                                        

    Neni 62

     

    Punimi përfundimtar përbën përpunim vetanak profesionalisht të problemit të caktuar. Me anë të punimit përfundimtar studenti provon se në bazë të diturive të fituara gjatë studimeve e ka zotëruar temën e dhënë, se temën e ka përfunduar sipas metodologjisë së paraparë, se dinë ta  shfrytëzojë literaturën profesionale dhe terminologjinë profesionale si dhe ta citojë atë me rregullsi.

    Tema e punimit përfundimtar zgjedhet nga lëndët që i përmban  programi studimor.

    Tema e mundshme e punimit përfundimtar i propozojnë arsimtarët e lëndëve. Përjashtimisht, studentit mund t’i lejohet tema e punimit përfundimtar të cilën e propozon vet kandidati në konsultim paraprak me arsimtarin tek i cili dëshiron ta punojë punimin përfundimtar.

    Krahas çdo teme të punimit përfundimtar tregohet literatura themelore.

     

     

     

    Neni 63

     

    Punimi përfundimtar i paraqitet shërbimit të studentëve të Kolegjit. Studenti e fiton të drejtën që ta paraqesë temën e punimit përfundimtar kur ngarkesa nga lënda dhe ngarkesa e paraparë në bazë të punimit përfundimtar nuk i kalon 30 poenë të ECTS.

    Fletëparaqitja e punimit përfundimtar në studimet themelore i përmbajë këto të dhëna:

  • emërtimin punues të temës,
  • lëndën,
  • ditën e paraqitjes dhe nënshkrimin e mentorit.

    Paraqitja e punimit përfundimtar në studimet  e shkallës së dytë dhe tretë bëhet sipas udhëzimit për paraqitjen e temës.

    Një ekzemplar i fletëparaqitjes së plotësuar dhe nënshkruar verifikohet dhe depozitohet në dosjen e studentit kurse tjetri i dërgohet Këshillit mësimor dhe shkencor të fakultetit.

     

    Neni 64

     

    Studenti i studimeve themelore mund të ndërrojë një herë temën e punimit përfundimtar dhe atë më së voni 30 (tridhjetë) ditë nga dita e miratimit (lejimit) të temës së parë.

    Arsimtari i lëndës ka detyrë që ta përcjellë punën e studentit në temën e caktuar,ta ndihmojë atë me këshilla dhe udhëzime në literaturë.

     

    Neni 65

     

    Studenti i studimeve themelore e formon punimin përfundimtar në koncept me të gjitha pjesët përkatëse. Koncepti i dorëzohet mentorit në shikim dhe kontrollim. Studenti është i detyruar që të veprojë sipas udhëzimeve dhe vërejtjeve të arsimtarit. Në të kundërtën punimi kthehet në përpunim të mëtejmë.

    Arsimtari ka detyrë që ta kontrollojë punimin dhe ta kthejë atë me komentuar më së voni brenda 3 (tri) javësh nga dita e dorëzimit të punimit.

     

    Neni 66

     

    Studenti i studimeve themelore i dorëzon 5 ekzemplarë të punimit përfundimtar në shërbimin e studentëve të Kolegjit.

    Pas dorëzimit të punimit në numër të duhur, sipas propozimit të mentorit,dekani i fakultetit e formon komisionin dhe cakton ditën e mbrojtjes publike. Komisionin e përbënë; mentori, kryetari dhe një arsimtar.

     Të dhënat për mbrojtjen publike të punimit përfundimtar publikohen në tabelën e shpalljeve të fakultetit. Nga dita e dorëzimit të punimit e deri në ditën e mbrojtjes së tij duhet të kalojnë më së paku 5 ditë.

    Procedura e dhënies së pëlqimit për mbrojtjen publike të punimit përfundimtar në studimet e shkallës së dytë dhe tretë rregullohet me akt të veçantë i cili bëhet pjesë përbërëse e kësaj rregulloreje.

     

     

    Neni 67

     

     Kopertina e punimit përfundimtar e përmban këtë tekst:

  • -në maje; KOLEGJI FAMA në Prishtinë, Programi, vendi .
  • -në mes; emrin dhe mbiemrin e studentit, titullin e punimit.
  • -nga fundi; vendin, vitin

    Fleta e parë e brendshme :

  • -në maje; KOLEGJI FAMA, Programi,
  • -në mes ; Titulli i punimit një rresht më poshtë (majtas): lënda, emri dhe mbiemri i mentorit. Një rresht më poshtë (djathtas): emri dhe mbiemri i studentit,
  • -në fund; vendi, muaji, vitin.

    Përmbajtja e punimit shtjellohet nëpër kapituj:

  • 1 –hyrja,
  • 2- përmbajtja,
  • 3- teksti i punimit, i ndarë në  nënkapituj të logjikshëm. Në fund të punimit jepen konkluzionet, regjistri i literaturës dhe burimeve në pajtim me standardin e aprovuar, regjistri i shtesave, tabelave, fotografive, diagrameve, etj.

     

    Neni 68

     

    Mbrojtja e punimit përfundimtar në studimet themelore përbëhet nga shpjegimet gojarisht të rezultateve të punimit dhe arsyetimit të konkluzioneve të veçanta, si dhe nga përgjigja në pyetjet e anëtarëve të komisionit lidhur me rezultatet e punimit dhe konkluzioneve.

    Nëse studenti nuk kënaq gjatë mbrojtjes së punimit përfundimtar, ai ka të drejtë të kërkojë që t’i lejohet zgjedhja e temës së re në suaza të lëndës së njëjtë apo të lëndës tjetër.  

    V   DOKUMENTET PER STUDIME

     

    Diploma

                                                                   Neni 69

     

    Diplomën mbi arsimin e lartë të shkallës së parë (baqelor); diplomën mbi arsimin e shkallës se dytë(master) do ta nënshkruajë Dekani i fakultetit dhe Rektori

    Diplomën shtesë e nënshkruan Dekani i fakultetit dhe Rektori.

    Diploma dorëzohet në promocionin solemn. Promocioni është akt solemn i:

  • dorëzimit të diplomës mbi mbarimin e studimeve të shkalles së parë dhe të dytë, gjë të cilën e bënë Dekani i fakultetit;
  • shpalljes për doktor të shkencave të personit që i plotëson kushtet e parapara me ligj dhe që e mbron disertacionin e doktoratës dhe
  • dhënies se doktoratës së nderit që e bën Rektori.

     

     

    Dokumentet tjera

    Neni 70

     

    Kolegji ,gjegjësisht fakulteti në përbërje të tij ia lëshon secilit student indeksin (librezën e studentit).

    Kolegji, gjegjësisht fakulteti në përbërje të tij ia lëshon secilit student kartën e identifikimit si provë se personi i regjistruar si student ka të drejtë :

  • hyrjeje në të gjitha lokalet në të cilat zhvillohen programet studimore të Kolegjit,
  • shfrytëzimi i bibliotekës, sallës së kompjuterëve
  • qasje në objektet sportive dhe objekteve tjera të Kolegjit.

Me kërkesën e studentit lëshohen edhe dokumente të tjera mbi studimet me të cilat vërtetohen të drejtat statusore gjatë studimeve.

Të gjitha lutjet dhe kërkesat e studentëve parashtrohen në formë të shkruar në shërbimin studentor të Kolegjit.

 

 

 

VI  DISPOZITAT KALIMTARE DHE TE FUNDIT

Zbatimi i rregullores

 

Neni 71

 

Dispozitat e kësaj rregulloreje zbatohen për gjeneratën e studentëve që regjistrohen në vitin e parë shkollor 2007/2008

Dispozitat e kësaj rregulloreje, në mënyrë të përshtatur zbatohen edhe për studentët që janë regjistruar para fillimit të vitit shkollor 2007/2008

 

 

Hyrja në fuqi

                                                                     Neni 72

 

Kjo rregullore hynë në fuqi 8 ditë pas shpalljes në tabelën e shpalljeve të Kolegjit

 

 

 

 

                                                                                  Rektori  i  Kolegjit FAMA

                                                                                     

                                                                                ..............................................

                                                                                           Prof.Dr. Faik Brestovci

 

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US