Prof. Dr. Frashër DEMAJ

Frashër Demaj është i lindur me 8.7.1973 në Radavc të Pejës. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Pejë. Në vitin akademik 1991-1992 është regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, dega e Historisë. Ka diplomuar më 22.2.1996 me temën “Kriza Lindore dhe Çështja Shqiptare 1875-1881”. Ka magjistruar më 25.3.2005 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës me temën: “Qëndrimi i Italisë ndaj Çështjes shqiptare 1875-1881”. Temën e  doktoraturës me titull: “Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913” e ka mbrojtur 15.7.2009 në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës.

Frashër Demaj ka punuar në disa shkolla fillore dhe të mesme të Prishtinës. Nga korriku i vitit 2003 punon në Institutin e Historisë. Gjatë viteve 2007-2012 ishte sekretar shkencor në Institut kurse 2012-2013 U.D drejtor i Institutit të Historisë-Prishtinë.

Nga 2010-vazhdon të punojë me në Kolegjin FAMA në cilësinë e profesorit të lëndëve Histori e Shtetit dhe së Drejtës (2010-2013), kurse aktualisht ligjëron lëndët Metodat e Kërkimit Shkencor në studimet master (Juridik-Civil, Juridik-Penal, Shkencat e Sigurisë, Administratë Publike dhe Marëdhënie Nderkombëtare me Diplomaci dhe Shkathtësitë e Lidershipit, ne master në drejtimin Marrëdhënie Nderkombëtare me Diplomaci.

Në vitin akademik 2014-2015 ka ligjeruar edhe lëndën Metodat e Hulumtimit në Shkenca Politike dhe Administratë Publike me studentë të BCH.

Frashër Demaj ligjeron (visiting profesor) në Universitetin e Barit Aldo Moro në Itali dhe në Northern Illionis University në Chikago SHBA.

Frashër Demaj ka graden e profesorit ordinar.

Nga maji i vitit 2014 është zgjedhur rektor i kolegjit FAMA në Prishtinë.

Deri tani ka botuar disa botime të veçanta dhe në bashkautorësi:

  • “Afrim Xhuraj, Jeta dhe vepra, Instituti i Historisë-Prishtinë, Prishtinë 2009.
  • Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913, Instituti i Historisë-Prishtinë, Prishtinë 2011.
  • Perandoria Osmane, botues CDRSEE, Selanik, 2012 (autor i disa njësive)
  • Kombet dhe shtetet në Evropën Juglindore, botues CDRSEE, Selanik, 2012 (autor i disa njësive)
  • Luftërat Ballkanike, botues CDRSEE, Selanik, 2012 (autor i disa njësive)
  • Lufta e Dytë Botërore, botues CDRSEE, Selanik, 2012 (autor i disa njësive).
  • Monumentet kulturore të periudhës osmane, botues Instituti Goethe, Athinë 2012. (autor i disa njesive).

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US