RREGULLORE PËR SIGURIMIN E CILËSISË

Senati, Këshilli Mësimor i Kolegjit, Rektori, Dekanët janë përgjegjës për kualitetin e programeve të studimit dhe për zbatimin e masave për sigurimin e kualitetit të mësimdhënësve dhe kushteve të punës të universitetit dhe fakulteteve në përbërje të tij.

Me qëllim të zhvillimit, monitorimit dhe rishikimit periodik të programeve/diplomave në vazhdimësi të përshtatshme dhe bashkëkohore, senati i universitetit, themelon zyrën (komisionin) për sigurimin e cilësisë.

Me këtë rregullore definohet roli dhe përgjegjësia e komisionit për sigurimin e cilësisë.

Neni 1

Kolegji Fama përmes Komisionit për sigurimin e cilësisë e siguron zhvillimin e cilësisë së arsimit në pajtim me:

  • Ligjin mbi arsimin e lartë;
  • Statutin dhe rregulloret tjera të Kolegjit Fama;
  • Standardet dhe udhëzimin  për akreditim nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës.

 Neni 2

Përbërja e zyrës (komisionit) caktohet me vendimin e senatit, kurse kompetencat dhe detyrat e tij caktohen me këtë rregullore.

Neni 3

Zyra (komisioni) për sigurimin e cilësisë ka këto kompetenca:

  • Përgatit strategjinë e punës dhe i propozon Senatit për miratimin e strategjisë;
  • Harton planet aksionale për zbatimin e strategjisë;
  • Planifikon dhe përgatitë aktivitetet lidhur me përcjelljen dhe kontrollimin e cilësisë së arsimit në universitet;
  • Përgatit raport mbi vetëvlerësimin e universitetit dhe fakulteteve në përbërje të tij;
  • I parashtron senatit, raport mbi gjendjen në lëmin e kualitetit së paku një herë në vit;
  • Japë ndihmë profesionale në përgatitjen e dokumentacionit për akreditim nga Agjencia e Akreditimit;
  • I propozon masa Senatit për evitimin e dobësive të konstatuara me qëllim të përmirësimit të kualitetit;
  • Formon ekipe punuese  në kuadër të zyrës për sigurimin e cilësisë prej secilit program.

Neni 4

Ekipi punues për vlerësimin e cilësisë përbëhet prej:

  • Udhëheqësit të ZSC,
  • Nga një përfaqësues nga secili program,
  • Përfaqësuesi i administrates,
  • Përfaqësuesi i studentëve;
  • Eksperti i jashtëm.

Neni 5

Anëtarët e ekipit punues zgjidhen nga këshilli mësimor-shkencor i fakultetit me mandate një vjeçar me mundësi rizgjedhje.

Neni 6

Ekipet punuese për vlerësimin e cilësisë do të jenë përgjegjës mbi implementimin e planeve të përpiluara nga komisioni për sigurimin e cilësisë.

Neni 7

Ekipet e programit për vlerësimin e cilësisë duhet të përgatisin raporte me shkrim, të cilat duhet dërguar Komisionit për sigurimin e cilësisë  për shqyrtim dhe miratim.

 Neni 8

Zyra e sekretarit të përgjithshëm do të sigurojë përkrahje teknike për punën e Zyrës për sigurimin e cilësisë   

Neni 9

Z.S.C. mblidhet në seanca të zakonshme të paktën 2 herë në muaj.

Rendi i ditës propozohet nga kryetari i Z.S.C.

Seanca e zyrës për sigurimin e cilësisë mund të mblidhet edhe në seanca të jashtëzakonshme me kërkesën e kryetarit ose me kërkesën me shkrim nga 2 a më tepër anëtarë.

Vendimet në Z.S.C. janë të vlefshme kur merret me shumicën e votave të anëtarëve të Z.S.C. të pranishëm në mbledhje.

Për çdo seancë të mbajtur duhet të mbahet dhe të ruhet ekstrakt i procesverbalit nga seanca e mbajtur dhe të nënshkruhet nga procesmbajtësi dhe kryetari i Z.S.C.

Neni 10

Z.S.C. duhet të organizojë debat të hapur në fakultete të universitetit lidhur me  programet për sigurimin e cilësisë duke ju mundësuar të gjithë anëtarëve të komunitetit pjesëmarrje aktive dhe shprehje të mendimit.

 Neni 11

Procedurat e vetëvlerësimit në universitet i kryen Komisioni për sigurimin e cilësisë i cili përgatitë raport kritik, të paanshëm dhe objektiv mbi sigurimin e cilësisë.

Neni 12

Kjo rregullore hynë në fuqi 8 ditë nga dita e shpalljes në ueb faqen e Kolegjit FAMA.

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US