Misioni dhe Vizioni i Kolegjit FAMA

Kolegji FAMA është Bartës Privat  i Arsimit të Lartë, me qendër në Prishtine, si dhe me kampuset ne Gjilan, Prizren dhe Mitrovice, i cili shtrin aktivitetin e tij mësimor dhe shkencor brenda kufijve të Republikës së Kosovës, ofron studime me kohë të plotë në dy nivelet,  në atë universitare (Bachelor) dhe pasuniversitare (Master) dhe synon të përgatisë profesionist të lartë si brenda ashtu edhe jashtë vendit, në fushat që mbulon nëpërmjet mësimdhënies  e mbi të gjitha  të zhvillojnë pasionet dhe interesat e tyre, në funksion të komunitetit, ku ata jetojnë e veprojnë.

Misioni i Kolegjit FAMA,  është i shprehur në Statutin e Kolegjit FAMA  në nenin 6 në të cilën theksohet: 

Se misioni i Kolegjit FAMA është: 

  • ­Veprimi në drejtim të avancimit dhe zhvillimit të arsimit, shkencës, kulturës dhe ekonomisë vendore;
  • ­Nëpërmjet programeve të studimeve universitare dhe pasuniversitare, të arsimojë profesionalisht specialistët e lartë në të gjitha fushat e artit, shkencës dhe kulturës, sipas strukturave akademike në disponim;
  • ­T’i përshtatet standardeve më të larta evropiane të arsimimit superiorë dhe të veproj në drejtim të integrimit të plotë në zonën evropiane të arsimit të lartë dhe të kërkimeve shkencore (sipas Deklaratës së Bolonjës);
  • ­Të bashkëpunojë me të gjitha institucionet universitare dhe të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e arsimit të lartë në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar;
  • ­Të kontribuojë në procesin e promovimit të demokracisë qytetare. 

    Në përputhje me këtë mision, vizioni i Kolegjit Fama  është të sigurojë arsimim cilësor universitar dhe pasuniversitar dhe te ofroje përgatitje profesionale te rendit te parë në edukim, në shkencat sociale, në shkencat ekonomike, juridike, administratë publike, marrëdhënie ndërkombëtare, në fushën e sigurimit, etj.  Të bëj një hap të ri cilësor në arsimimin e specialistëve të lartë në fushat përkatëse të gjenerojnë rezultate profesionale të adoptuara për nevoja të tregut global, në të njëjtën kohë duke shërbyer edhe për studime të nivelit më të lartë.Në zbatim të misionit dhe në zbërthim të vizionit të tij, Kolegji Fama  si synime kryesore ka:

    Në fushën e mësimdhënies dhe mësimnxënies

  • Të pajise studentet me cilësitë e projektuesit ne fushat përkatëse në mënyre qe te jenë të aftë të japin zgjidhje të problemeve të ndryshme;
  • Te pajise studentet me dije ne përshtatje me zhvillimet e sotme shkencore, me metodat bashkëkohore  si dhe me standardet ndërkombëtare duke synuar përshtatjen e specialisteve me kërkesat e tregut të punës jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë Kosovës;
  • Të pajisë studentët me aftësi dhe shkathtësi profesionale për të qenë të aftë të kryejnë detyra të ndryshme zbatimi ne fushat respektive të ekonomisë sonë.
  • Të ofrojë studime e kurse kualifikimi në kuadrin e zbatimit të politikës së të mësuarit gjatë gjithë jetës, për të bërë të mundur rifreskimin e dijeve dhe kualifikime të ndryshme të gjeneratave që kanë  përfunduar programet tona të studimit. 

    Në fushën e hulumtimit shkencor 

  • Të ofrojë studime në ciklin e tretë për fushat e përcaktuara më sipër, duke marrë përsipër përgatitjen e kualifikimin e studiuesve dhe shkencëtarëve të rinj.
  • Te kryeje aktivitete studimore kërkimore e shkencore te lidhura ngushte me veprimtarinë akademike dhe programin e studimeve qe zhvillohen, duke marrë pjesë në projekte kombëtare e ndërkombëtare dhe duke qenë partner me institucione universitare te jashtme.
  • Të promovojë kualifikimet e vazhdueshme shkencore të stafit akademik, duke krijuar vazhdimësi dhe qëndrueshmëri në cilësinë e stafit mësimdhënës.
  • Të kryejë botime universitare  në fushat përkatëse.
  • Të organizojë dhe të marrë pjesë në konferenca shkencore, seminare dhe Workshope në fushat përkatëse, dhe
  • Të kryejë dhe të mbështesë botime shkencore si monografi, artikuj shkencor, libra etj.  

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US