Mirësevini në Kolegjin Fama

Kolegji Fama është institucion jo-publik i arsimit të lartë i angazhuar në edukimin dhe kërkimin shkencor,  me objektivat e përcaktuara në Statutin e Kolegjit FAMA.

Data zyrtare e themelimit është 12 maj 2003. 

Kolegji Fama në vitin akademik 2003/04 ka filluar me dy fakultete:  

  • Fakulteti i Ekonomisë, me departamentet:
    • Menaxhment dhe Informatikë
    • Banka, Financa dhe Kontabilitet
  • Fakultetin e Shkencave Politike, me departamentet:
    • Administratë publike dhe
    • Diplomaci.

Nga viti në vit Kolegji filloi të rritet në aspektin e numrit të fakulteteve dhe numrit të studentëve. 

  • Në vitin akademik 2004/2005 është hapur Fakulteti Juridik, Departamenti Juridik i Përgjithshëm
  • Në vitin akademik 2005/2006 është hapur edhe Kriminalistika, Departamenti i Fakultetit Juridik
  • Në vitin akademik 2006/2007 për herë të parë kemi filluar me programet Master në:
  • Fakulteti i Shkencave Politike, departamenetet:
    • Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci
    • Administratë Publike,
  • Fakulteti i Ekonomik
    • Menaxhment dhe Informatikë
    • Banka, Financa dhe Kontabilitet.

Në vitin akademik 2007/2008 u hapën Fakulteti i Psikologjisë në nivelin Baçelor dhe në nivelin  master në Fakultetin Juridik me departamentin Juridik-Penal.

Me themelimin e Agjencionit të Akreditimit të Kosovës, Kolegji Fama në vitin 2009 është akredituar në nivel institucional dhe të programeve:

  • Akreditimi institucional
    • Akreditimi i parë: 1 vit: nga 1 Tetor 2009 deri 30 Shtator 2010
    • Akreditimi i dytë: 3 vite: nga 1 Tetor 2010 deri 30 Shtator 2013.
    • Akreditimi i tretë: 5 vite: nga 1 Tetor 2013 deri 30 Shtator 2018.
  •  Programet e Akredituara

Programet Bachelor

Prishtinë

Gjilan

Prizren

Mitrovicë

Menaxhment

ü

ü

ü

ü

Banka, Finaca dhe Kontabilitet

ü

ü

ü

ü

Shkenca Politike dhe Administratë Publike

ü




Psikologji

ü

ü

ü

ü

Kriminalistikë

ü

ü

ü

ü

Juridik

ü

ü

ü

ü

Gjuhë dhe Letërsi Angleze

ü




Përkujdesje dhe mirëqenje për fëmijë

ü





Programet Master

Prishtinë

Menaxhment

ü

Banka, Finaca dhe Kontabilitet

ü

Juridik-Penal

ü

Juridik-Civil

ü

Studimet e Shkencave të Sigurisë

ü

Marrëdhënie Ndërkomëtare dhe Diplomaci

ü

Administratë Publike

ü

Psikologji

ü

KOLEGJI FAMA prej vitit akademik 2006/2007 zgjeroj aktivitetin e tij në tri kampuse tjera në: 

  • Gjilan,
  • Mitrovica dhe
  • Prizren,  të cilat janë zhvilluar në bazë të zhvillimit të kompleksit Institucional në Prishtinë

 Kolegji FAMA ka Zyrën e Sigurimit të cilësisë si dhe ka implementuar rregulla dhe strukturë gjithëpërfshirëse të sigurimit të cilësisë në mënyrë konsistente.

Në këtë aspekt  Kolegji FAMA ka kontraktuar organizatën konsulente Britanike Quality in Higher Education  Ltd, ku Profesori Emeritus Roger Hilyer si drejtues i kësaj organizate me përvojë në fushën e cilësisë dhe zhvillimeve është angazhuar për të ofruar përkrahje dhe këshilla në vazhdimësi për zhvillimin, ngritjen dhe sigurimin e cilësisë së Kolegjit FAMA.

Përveç mësimdhënies Kolegji Fama ka edhe zyrën e hulumtimeve shkencore në të cilën janë të angazhuar të gjithë mësimdhënësit.

Kolegji Fama tashmë gjendet në vitin e 12 të veprimtarisë së vet me afër 8.000 studentë aktiv dhe rreth  3000 studentë të diplomuar deri më sot në të dy nivelet, (Baçelor dhe Master)






Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US