Kolegji Fama organizon konferencën ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik

Më shumë

Ambasadori i Britanisë së Madhe O’Connell viziton Kolegjin Fama

 

 “ Rinia kosovare nuk është e ardhmja por e tashmja e Kosovës”

Kosovës asnjëherë nuk i ka munguar mbështetja nga Britania e Madhe. E kjo mbështetje nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.
Kështu tha sot gjatë një ligjërate në Kolegjin Fama, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell.

Ai gjatë kësaj ligjërate para studentëve dhe mësidhënësve të Kolegjit Fama theksoi se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe kjo gjë mbetet e pandryshueshme. Ndërsa sa i përket sfidave me të cilat ballafaqohet sot vendi ynë edhe më tutje tha se mbetet arsimimi i gjeneratave të reja, sfida këto të cilat kërkojnë shumë përkushtim.

Ndërsa, ambasadori O’Connell kujtoi kohën kur erdhi për herë të parë në Kosovë në detyrë. Sipas tij, në atë kohë Kosova po përjetonte krizë politike ndërsa sot gjërat kanë ndryshuar dhe Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe i barabartë me shtetet tjera.

“Shtatë vite më parë, kur isha në Kosovë, në detyrën e parë, Kosova përjetonte një krizë të thellë politike. Shoqëria kosovare ishte e mobilizuar prej pavarësisë, një hyrje e ndërkombëtarëve ishte e domosdoshme. Sot kjo situatë ka ndryshuar. Kosova është shtet i pavarur, sovran, i barabartë me shtetet tjera dhe është duke shkuar drejt integrimit evropian. Sot unë shoh se si populli i Kosovës, është fokusuar më shumë drejt punësimit, edukimit, drejt një të ardhme më të mirë për brezat e rinj. Kosova është sot duke u ballafaquar me sjellje shumë të ndryshme, sikurse sundimi i ligjit, ekonomi dhe integrimi ndërkombëtarë. Këto sfida kërkojnë shumë përkushtim”, tha O’Conell, para studentëve të Kolegjit Fama.

Ambasadori O’Connell siguroi qytetarët e Kosovës se mbështetja për Kosovën do të jetë e vazhdueshme dhe bashkëpunimi për zhvillimin e Kosovës do të thellohet edhe më shumë.

Kurse, sa i përket hyrjes së Kosovës në BE, O’Connell tha se Britania do të mbështesë fuqishëm hyrjen e Kosovës në BE.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Kolegjit Fama ndan çmimin Honoris Causa për Natasha Shehun

Ju informojm që sot, më datë 20.04.2015 për vizitë në Kolegjin Fama në Prishtinë ishte një Delegacion i gjërë nga Universiteti “ Aldo Moro” i Barit të Italisë përfshirë edhe profesoreshën me origjinë shqiptare Prof. Natasha Shehu.

Kolegji Fama me propozimin e Departamentit të Juridikut mori vendim që Prof. Natasha Shehu t’i ndaj çmimin Doctor Honoris Causa për kontributin e saj të dhënë në fushen e shkences juridike, ndërkombëtarizimin e shkences dhe kulturës shqiptare dhe në veçanti për kontributin e saj të çmuar në raport me Gjykaten ndërkombëtare të Hagës për incimin e hetimeve dhe aktakuzave në lidhje me zyrtarët e lartë shtetror të Serbisë përfshirë ish-dikatatorin Slobodan Millosheviç dhe eliten e tij politike e ushtarake për krimet e tyre të kryera në luftën e Kosovës.

Në emër të Kolegjit Fama titullin e nderit Doctor Honoris Causa për profesoreshën dhe Avokaten me renome ndërkombëtare e dhuroi Rektori i Kolegjit Prof.Dr. Frashër Demaj.

Znj. Shehu u shpreh se ndihet e entuzjasmuar dhe e privilegjuar për nderin e bërë nga Kolegji Fama dhe vendosi që çmimin e fituar t’ua dedikoj të gjitha nënave dhe vajzave Kosovare.

Kolegji Fama gjithashtu ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Aldo Moro” të Barit të Italisë në fushën e arsimit dhe shkencës e që kanë të bëjnë me shkëmbimin e studentëve dhe mësidhënësëve të këtyre institucioneve si dhe organizimin e studimeve të përbashkëta Master e poashtu lehtësime procedurale për ligjëtruesit dhe studentët e Kolegjit Fama që dëshirojnë të studiojn në studime PhD. Studentët e Kolegjit Fama do të kenë mundësinë e studimeve gjatë një semestri, viti ose Niveli në Universitetin Aldo Moro.

 

 

 

 

 

Më shumë

Studentë nga Kolegji Fama vizituan Kazermën Adem Jashari

 Prishtinë, 22 prill 2015


Sot, një grup i studentëve të Kolegjit Fama, së bashku me profesorët e tyre, vizituan kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore (KFT) në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizite, studentët u priten nga shefi për Marrëdhënie Civilo-Ushtarake të Brigadës për Mbështetje Operacionale (BMO) major Mehdi Maloku dhe kapiten Fadil Vojvoda, oficer për Marrëdhënie Civilo Ushtarake në Komandën e Forcave Tokësore.
 

Majori Maloku, me këtë rast, përmes një filmi të shkurt dokumentar dhe një prezantimi i njoftoi studentët dhe profesorët, me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, e sidomos në trajnime, ushtrime, shkollim, pjesëmarrjen në operacione ujore si brenda dhe jashtë vendit,  në çminimin e fushave të minuara nga mjetet e pashpërthyera, pjesëmarrjen në stërvitjet rajonale, etj.
 

Studentët dhe profesorët parashtruan shumë pyetje për Majorin Maloku dhe Kapitenin Vojvoda, që kishin të bënin me trajnimet, shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së, pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimet rajonale si dhe pati pyetje për të ardhmen e FSK-së.

Më pas, studentë i bënë edhe një vizitë Bibliotekës së FSK-së, ku nga stafi i saj, u njoftuan me punën që bëhet në Bibliotekën ushtarake dhe me literaturën që ka kjo bibliotekë.
 

Profesorët dhe studentët e Kolegjit Fama u shprehën të kënaqur me vizitën që i bënë Forcës së Sigurisë së Kosovës e sidomos u ndanë të kënaqur me arritjet e përgjithshme, shkollimin dhe me profesionalizimin e saj.   
 

Më shumë

Rreth 30 student të Kolegjit “FAMA” kan dhuruar gjak në mënyrë vullnetare.

Sipas Albana Gashit, Udhëheqëse për Promovim dhe Markting në QKTGJK,aktiviteti mbi dhurimin e gjakut është organizuar nga studentët e këtij kolegji.

 

 Unioni i studentëve të Kolegjit Fama e ka organizuar këtë aktivitet në kuadër të muajit të kolegjit tha Gashi, duke shtuar se është hera e tretë që ky institucion arsimor organizon dhënjen vullnetare të gjakut.

 

 

Më shumë

123


© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US