Njoftim

       Njoftohen të gjithë studentët e Kolegjit FAMA, të sapodiplomuarit dhe stafi akademik se me datë: 16.03.2017 në qendrën në Prishtinë me fillim nga ora 15:00 në sallen 2B do të organizohet një prezantim i zyreve të sapo hapura si Zyra për Zhvillim të Karrierës dhe Zyra e Alumn-it që janë në shërbim të të gjithë studentëve të Kolegjit FAMA. Studentët do të informohen për aktivitetet e këtyre zyreve.

    Ju ftojmë që të vini në këtë organizim dhe ti bashkërendojmë  qëllimet tona të përbashkëta.

 

   Me respekt, Zyra e Karrierës & Alumn-it.

Më shumë

Ligjeratë për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet në internet

Në kuadër të lëndës, “Kujdesi për fëmijë dhe politikat e mirëqenies sociale”, që ligjerohet nga Prof. Lirika Bërdynaj, u mbajt një ligjeratë nga z. Petrit Tahiri, i cili ndau me studentët përvojat  e tij për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet në internet. 

  

Fillimisht, z. Petriti, mbajti një ligjëratë e më pas diskutoi me studentët për çështje të ndryshme, që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet në internet. 

     

Pjesëmarrës në këtë ligjëratë ishin edhe studentet e Programit të Psikologjisë së bashku me Prof. Pranvera Jetishi, të cilët debatuan për ndikimin e përdorimit të internetit të fëmijët në aspektin psikologjik.

  

 

Studentët u ndanë të kënaqur dhe qenë falënderues që patën mundësinë të marrin informata të shumta për  mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet në internet.

 

Kolegji FAMA, aty ku jemi emër e jo numër!

Vazhdojmë!

 

 

Më shumë

NJOFTIM

Ftohen studentet e Kolegjit Fama të marrin pjesë në një diskutim me Temen “Mbrojtja e fëmijëve nga Rreziqet në Internet.

 

I ftuar z.Petrit Tahiri nga Organizata KEC. 

 Qendra per Arsim e Kosoves ne bashkepunim me partneret e vet eshte duke e zbatuar tash e disa vite Mbrojtja e Femijeve nga Rreziqet ne Internet.  

Ne kuader te ketij projekti jane zhvilluar shume aktivitete, perfshire edhe publikimin e disa udhezuesve per femije dhe per te rritur. 

 Meqenese ketu preket ne menyrë të drejtperdrejt mireqenia e femijes, me datën 3 nentor, nga ora 16.30, me studentet e vitit te dyte te Programit - Perkujdesje dhe Mireqenie per femije ne kuader te lendes: Kujdesi per femijë dhe politikat e mireqenies sociale është i ftuar  z. Petrit Tahiri, menaxher i projektit ne KEC, dhe njohes i te drejtave te Femijes, per te ndare me studentët pervojen e tij me projektin ne fjale. Fillimisht do te kete nje ligjerate e pastaj nje diskutim me studentet.

 

 Pjesemarres mund te jene te gjithe studentet e interesuar te Kolegjit Fama.

 Me respekt,

Zyra e Karieres

Më shumë

Praktikë në Punë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), të financuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve ne Kosovë (KIESA), MPMS e Kosovës, dhe UNDP, shpall programin Praktikë në Punë (interneship) për mbështetje për përsonat e sapo diplomuar të papunësuar, në bashkëpunim me ndërmarrjet nga sektori privat.

 

RRETH PROGRAMIT

Programi Praktikë në Punë (internship) ka për qëllim t’u jap mundësinë punëkërkuesve të papunësuar që kanë diplomuar brenda periudhës 12 muaj nga institucionet e arsimit të lartë, që të ndjekin një praktikë 2 mujore në ndërmarrjet e sektorit privat, me qëllim të përkrahjes së aftësimi të praktikes në punë apo edhe punësimit të qëndrueshëm në Kosovë. Programi fokusohet në identifikimin e ndërmarrjeve që kanë potencial të ofrojnë mundësi afatgjate të punësimit. Në mënyrë që të përfitojnë nga programi, kandidatët e papunësuar dhe punëdhënësit duhet të regjistrohen në Zyrën më të afërt të Punësimit. Përveç përkrahjes së punëkërkuesve të papunë në gjetjen e mundësive për praktikë, Programi Praktikë në Punë lehtëson të gjithë procesin e identifikimit dhe përputhjes së punëkërkuesve me kërkesat e kompanive. Duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat përballen kompanitë private në gjetjen dhe angazhimin e stafit të aftësuar që kërkohet për zgjerimin e veprimtarive të tyre afariste, Programi në Punë do të angazhoj ekspertizën e Zyrave të Punësimit për të përputhur secilën pozitë të Praktikë në Punë me punëkërkuesit e përshtatshëm, në harmoni me nevojat dhe kriteret e caktuara nga kompanitë.

 

PROGRAMIT PËR PRAKTIKË NË PUNË REALIZOHET SIPAS HAPAVE NE VIJIM:

Kushtet e Përgjithshme: Punëkërkuesit dhe Punëdhënësit potencial të këtij programi duhet të vizitojnë Zyrën më të afërt të Punësimit, apo të regjistrohen nëse nuk e kanë bërë tashmë këtë.

Hapi i Parë: Punëkërkuesit dhe Punëdhënësit informohen rreth programit të Praktikës në Punë dhe mbi kërkesat e përgjithshme të skemës. Punëkërkuesi këshillohet nga këshilltari i punësimit për tregun e punës sipas profilit te punëkërkuesit, si dhe referohet në masën aktive dhe mundesitë për Praktikë në Punë.

Hapi i Dytë: Këshilltari zyrës së punës identifikon një kompani e cila ofron kushte të përshtatshme për kryerjen e praktikës në profesionin përkatës, sipas profilizimit të punëkërkuesit gjatë procesit të këshillimit.

Hapi i Tretë: ndërmarrjet që shprehin interesim për të pranuar praktikant do t’i dërgohen CV të e 3 (tre) kandidateve sipas profilit të kërkuar nga ndërmarrja. Pas konfirmimit nga ndërmarrja për pranim të ndonjërit prej kandidateve për praktike, këshilltarët në zyrën përkatëse të punësimit do të konsultojnë/ndërmjetësojnë procesin. Pas procesit, përzgjedhjes së kandidatit, nënshkruhet Marrëveshja për Praktikë në Punë ndërmjet praktikanti dhe ndërmarrjes.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

ndërmarrjet

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme nga sektori privat;
  • Ndërmarrjet e regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK);
  • Ndërmarrjet të cilat janë aktive në Administratën Tatimore të Kosovës.

Bizneset që mund të dëshmojnë se janë të interesuara në ofrimin e punësimit afatgjatë të kandidatëve, do të kenë prioritet.

Aplikimi

Të gjitha ndërmarrjet e interesuar për aplikim duhet të dorëzojnë fizikisht në zyrat e punës ose në formë elektronike dokumentet si në vijim:

  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit (ARBK kopje) dhe dëshminë nga ATK;
  • Formularin për aplikim (të plotësuar).

 

APLIKUESIT ( TË DIPLOMUARIT )

Të drejtë aplikimi për punë praktike (internship) kanë personat që i përmbushin të tre kushtet si në vijim:

  • Të sapodiplomuarit nga universitetet brenda periudhës 12 mujore;
  • Punëkërkuesit që nuk kanë përvojë të mëparshme pune;
  • Punëkërkuesit nën moshë 30 vjeçare.

    Renditja dhe përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet përmes notës mesatare, duke filluar me ata me notë mesatare më të lartë.

     

    Prioritet do të kenë:

  • gratë;
  • personat me aftësi të kufizuara;
  • minoritetet etnike.

 

Aplikimi

Dokumentet e nevojshme për aplikim për programin Praktikë në Punë janë:

  • diploma e shkollimit universitar,
  • CV nga SIMP, e cila do të pregatitet së bashku me këshilltarin për punësim;
  • Forma e aplikimit e plotesuar.

Të gjithë personat e interesuar duhet të regjistrohen në Zyrat e Punësimit në komunat e tyre përkatëse. Rastet e konfliktit të interesit me palët e përfshira dhe vendimmarrësit e Praktikë në Punë nuk kualifikohen që të përfitojnë nga programi.

MBËSHTETJA FINANCIARE

Kostoja e praktikës për praktikantë do të mbulohet nga Programi. Pagesat i bëhen drejtpërdrejtë praktikantit me transferim bankar. Pagesat bëhen në baza mujore në vlerë prej 100 euro (NETO) për muaji. Kandidatët  të cilët përfundojnë praktiken dy mujore do të pajisen me certifikatë për përfundimin e praktikës.

AFATI PËR APLIKIM

Data e aplikimit : 14  deri  31 Tetor, 2016, nga ora 09:00 – 16:00, në zyrën më të afërt të punësimit.

 

Adresat e  zyrave te punësimit

 Adresa fizike, elektronike, websajti, telefoni fiks dhe mobil, etj. Si psh. 

Më shumë



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US